Fortësia e ujit është grada e kalciumit dhe magnezitshkalla e karbonateve të kalciumit (gëlqeres) – të tretura në ujë. Sa më e lartë të jetë temperatura aq më i ulët është kapaciteti tretës i ujit për një fortësi të përkohëshme. Sasia e gëlqeres, që çlirohet në formë të vogël të kristaltë gjatë procesit të ngrohjes, është arsyeja e shumë problemeve në boileret me avull, sistemeve dhe kullave ftohëse,
sistemeve për lagështinë e ajërit, lavastoviljet, lavatricet, makineritë e kafeve, kokave të dushit, etj. Rezina me shkëmbim jonesh thith jonet e kalciumit dhe magnezit (fortësia) dhe i zëvendëson ato me jone natriumi që janë më pak problematike për sistemet e ujit dhe nuk
do krijojnë shtresëzime. Sistemet e zbutësave të ujit mund të jenë të llojit Duplex (dopjo) ose Single (tek). Të dy sistemet janë plotësisht automatik. Periudha e rigjenerimit mund të kontrollohet sipas prurjes, kohës apo fortësise. Kushdo qofte problemi i ujit tuaj industrial, ne mund tju ofrojmë aplikimin ideal dhe në të njëjtën kohë atë më efektiv për nevojat tuaja.