Seria jonë e filtrave ka përmasa të ndryshme dhe fishekë të vecantë,kjo në varësi te përdorimit të tyre. Ato mbulojnë cdo nevojë për ujin e pijshëm, filtrimin apo përdorime të tjera të tij.
1. Ndalimi i lëndëve pezull, nga 5 deri në 60 mikron: Me fishëke polipropileni një përdorimësh,
qeramike-rëre-inoksi-membrana të cilat mund të lahen dhe të përdoren për qëllime të ndryshme.
2. Ndalimi i lëndëve pezull, klorit, shijes apo erës së keqe (fishekë me karbon aktiv): Këto jane fishekë me dopjo-veprim. Pjesa e tyre e jashtme ndalon lëndët pezull me madhësi maksimale 20 mikron. Ndërsa pjesa e tyre e brendëshme është me karbon aktiv dhe ndalon klorin, shijen, erën e keqe të ujit etj. Këto janë fisheke me një përdorim. Fishekët jane bazuar mbi specifikime ndërkombëtare përsa i përket përmasave prandaj ato i përshtaten cdo filtri.
3. Filtra me kripëra të polifosfateve: Kripërat e polifosfateve mund të kthejnë kripërat e tretura të kalciumit dhe magnezit në të patretëshme. Në këtë mënyrë, ato nuk depozitohen në siperfaqet metalike dhe tuba, duke eliminuar kështu korrozionin pra gërryerjen e tyre.