Rrezet UV-C janë një ndër metodat më të mira për dezinfektimin e ujit ne ditët e sotme: falë principit fizik ku bazohet fuqia e germicideve, ato veprojnë vetëm aty ku është e nevojshme, duke respektuar kështu cdo rregull mbi mbrojtjen e mjedisit. Rrezatimi ultraviolet përfaqëson një ndër metodat më të mira për dezinfektimin e ujit. Sistemet UV përdoren zakonisht si paratrajtim në furnizimin me ujë që konsiderohen si biologjikisht të pasigurta (liqenet apo uji i detit, uji i pusit, etj). Dezinfektimi me UV është një metodë jo kimike për shkatërrimin e mikroorganizmave duke ndryshuar materialin e tyre gjenetik, dhe duke i bërë të pamundur riprodhimin. Ka disa avantazhe ne përdorimin e UV përvec rasteve kurshtojmë dhe trajtim kimik(si psh klorinimin):
1. Pa prani lëndësh toksike
2. Nuk ka rrezik mbidozimi
3. Nuk ka nevojë për depozita për materiale të rrezikshme
4. Nuk ka erë në produktin final të ujit të trajtuar
5. Ka nevojë për shumë pak kohë kontakti
Mund të aplikohet në puset privat, kampe, hotele, mbushjet e shisheve, akuakulture, spitale, ushqime, vila, restorante, birrari, sisteme trajtimi uji, laboratore, sistemet ujore(akuariume), farmaceutike, bulmetore, dhe shume aplikime të tjera.