Ultrafiltrimi është një proces membrane me filtër poroz, madhësia e poreve lejon lëndë me përmasa 0.1 dhe 0.01 mikron.Papastërtite dhe turbullirat (përfshirë dhe ato biologjike) ndalohen nga poret. Ky sistem përdor presionin e sistemit që duhet të jetë diku në 2.5bar. Uji që do pastrohet kalon nepërmjet membranes (filtrim pa dalje), papastërtitë mbeten dhe depozitohen në membrane. Presioni transmembranor rritet derisa aktivizohet pastrimi me rrjedhje të kundërt dhe membrana pastrohet nga ngarkesa e ndotësit. Rezultati është i përhershëm dhe i përcaktuar me një normë filtrimi 90-95%.
Karakteristikat:
• Ulje e kostove operative nga përdorimi i ujërave natyrale (si ujërat sipërfaqësore ose uji i pusit) në vend të ujit nga rrjeti hidrik i qytetit.
• Uji i ultrafiltruar është ideal nëse furnizon një sistem meosmozë inverse
Aplikimi:
• Ujërat Sipërfaqësore
• Filtrim Steril
• Ujë për pishinat
• Ujë të pijshëm
• Dezinfektim
• Riciklim Uji