Sistemet e filtrimit ndarës funksionojnë nëpërmjet fuqisë centrifugale duke larguar materialet e forta dhe grimcat që kanë gravitet specifik më të madh se uji. Grimcat e mbledhura në fund te rezervuarit të filtrit largohen vazhdimisht në mënyrë periodike, manualisht ose automatikisht. Uji që ndahet nga grimcat lëviz lart nëpërmjet vorbullave në mes të filtrit ndarës dhe me pas kalon në linjën e shkarkimit.
Karakteristikat
• Filtrat ndarës punojnë 24 orë pa ndërprerje.
• Ndalojnë cdo grimce mbi 70 mikron.
• Mund të punojnë me intervale kapaciteti të larta.
• Kanë karakteristika vetëpastrimi automatike.
• Nuk kanë nevojë për pjesë rezervë dhe nuk kane pjesë levizëse brenda.
• Humbja e presionit është e rregullueshme; nuk ka ndryshime në prurje as në kapacitete të larta punimi.